• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Miqtë në Instagram i thanë se mund të vriste veten dhe 16-vjeçarja malajziane i dha fund jetës


    Një vajzë malajziane 16 vjeç ka vrarë veten pas rezultateve të sondazhit që postoi në Instagram. Ajo u kërkoi ndjekësve të votonin nëse duhej ta vriste veten ose jo dhe 69% e tyre i thanë “Po”, duke e çuar drejt fundit.

    “Është me të vërtetë e rëndësishme, më ndihmoni të zgjedh: vdekjen ose jetën”, ka shkruar ajo në Instagram. Avokati i familjes nga ana tjetër ka thënë se mund të ngrihen akuza mbi përdoruesit që votuan në favor të vdekjes së saj.

    Ministri i Rinisë dhe Sportit i Malajzisë, Syed Saddiq Syed Abdul Rahman, tha se tragjedia nxit nevojën për një reflektim kombëtar mbi shëndetin mendor: “Unë jam i interesuar sinqerisht për gjendjen e shëndetit mendor të të rinjve tanë. Është një problem kombëtar që duhet marrë seriozisht “, tha ai.

    Instagrami duhet të marrë masa për të kontrolluar dhe bllokuar postime të tilla. Se kjo vajzë nuk është e vetmja që humbi jetën në këtë mënyrë. Molly Russell, 14 vjeç është një tjetër viktimë. Prindërit e saj pretendojnë se Molly pa foto vetëvrasjesh në Instagram para se të vetëvritej.

    *Ky post u përshtat nga Huffington Post dhe është realizuar nga Fabjola Hije.