Aktualitet

Sondazhi i IPR: Vlora nuk zhgënjen Ramën. PS merr 8 mandate

Partia Socialiste do të marrë 8 mandate në qarkun Vlorë duke thelluar rezultatin krahasuar me vitin 2013. Të dhënat vijnë nga sondazhi i publikuar nga Ora Neës dhe IPR Marketing ku parashikohet që PS të marrë 56% e votave. Kujtojmë që kryeministri Rama garon i 6 në Vlorë, ndërsa në 2013, për PS kishin votuar 46.6%.

Ndërkohë që PD pritet të marrë 2 mandate ose e përkthyer në vota pritet ta votojnë 19% e vlonjateve.

Po të njëjtin numër deputetësh sa PD pritet të marrë edhe LSI, ose rreth 14% të votave.

LIBRA ka marrë 2% të votave, ndërsa PDIU shënon rënie me vetëm 5% të votave nga 5.6% në 2013 ku sipas këtyre parashikimeve nuk merr asnjë mandat deputeti.

sondazhi