• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Sondazhi/ Cilët nga politikanët janë më të sinqertë? Ja kush e kryeson listën


    Cilët nga figurat politike janë me të sinqerta në deklarimet e tyre publike? Kjo është pyetja që i është drejtuar qytetarëve shqiptarë nga GPF Inspiring Research. Në përgjigjet e këtij sondazhi ka rezultuar se politikani më i sinqertë në deklarimet publike duket kryeministri Edi Rama, me 28.6 %.

    Pas tij renditet kreu i PD-së Lulzim Basha me 10.2 %, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha dhe depuettaja Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat, kanë një përqindje prej 4.8 %.

    Përqindjen më të ulët të sinqeritetit në deklarimet publike e ka Presidenti Ilir Meta me 2.1 %.

    Bie në sy se lideri demokrat dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë një rritje të vogël në përqindje sa i përket sinqeritetit, krahasuar me rezultatet e sondazhit të 13 marsit të këtij viti. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka një rënie drastike. /Tiranapost.al/