Botë Te gjitha

Sondazhet tregojnë se Joe Biden është më popullor se Oprah për garën presidenciale të vitit 2020


Ish-zv. Presidenti i SHBA-së në legjislaturën Obama, Joe Biden është më popullor në sytë e publikut për të kandiduar për president nga Partia Demokratike sesa prezantuesja multi-miliardere Oprah Winfrey.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer prej “RABA Research” e cila evidentoi se Biden mbante kryesinë mes simpatizantëve të së majtës amerikane, teksa 26% e tyre do e preferonin si kandidat për president.

I dyti është renditur Bernie Sanders, sfiduesi i Hillary Clinton në primaret e fundit të dy viteve më parë, teksa Oprah renditej e treta me 20% të mbështetjes së bazës elektorale liberale në SHBA. 15% e të pyeturve refuzuan të përgjigjen se kë do të preferonin për president, ndërkohë që 76% janë shprehur se e shohin Biden si një figurë tejet pozitive përkundrejt 67% të cilët kishin të njëjtin mendim për Oprah.

Ndonëse është shumë herët për të folur për kandidatë presidencialë të opozitës amerikane, ky debat është bërë qendror në SHBA, një provë kjo që dëshmon padurimin e establishmentit politik, të mediave tradicionale dhe një pjese të mirë të publikut për të larguar Trump nga pushteti. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *