Aktualitet

Socialistët mbledhin sot Kryesinë, kush do e zëvendësojë Valdrin Pjetrin?

Socialistët mbledhin sot Kryesinë, kush do e

Pritet që sot të dalë një emër për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin si kreun e PS për qarkun e Shkodrës, ky i fundit që u dorëhoq nga posti i kryebashkiakut. Nuk dihet kush do të zgjidhet, ndonëse aktualisht më aktivi në qark mbetet Tom Doshi, i cili dje ishte i pranishëm në takimet e Ramës në Lezhë, bashkë me Ilir Beqaj dhe Pjerin Ndreun.

Image result for Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri

Tom Doshi është përfaqësuesi i partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit, të cilin Amerika e ka futur në listën e zezë duke i ndaluar udhëtimin për në SHBA. Kujtojmë se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së të datës 23 korrik, Rama largoi ish minstrin e Jashtëm Ditmir Bushatu duke i besuar Shkodrën Valdrin Pjetrit.

Tom Doshi 

Në mbledhjen e sotme, që pritet të mbahet në orën 6 të pasdites, fokusi do jetë edhe tek zgjedhjet brenda PS që nga kryetari i organizatës së partisë e deri te delegatët e kongresit.

Në datë 16 shtator PS do futet në procesin e gjatë zgjedhor për drejtuesit e rinj të strukturave të PS. Ky process zgjat 5 muaj, që fillon me 15 ditëshin e parë të shtatorit, e më pas me votimin e delegatëve të Kongresit në janar të vitit 2020. Siç është shprehur sekretari organizativ Arben Pëllumbi: Kryetari i Partisë pasi të fitojë zgjedhjet, automatikisht e merr mandatin.

Organizatat socialiste

16 shtator – 10 nëntor

Kryetarët e PS në çdo bashki

17 nëntor – 7 dhjetor

Konstituimi i KS dhe Asambletë

8-20 dhjetor

Kongresi Zgjedhor

Janar 2020.

/ Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/rama-takim-me-drejtuesit-e-veriut-te-shkarkohen-gjithe-drejtoret-e-shkodres/

http://www.tiranapost.al/mbyllen-pushimet-rama-mbledh-kabinetin-te-merkuren/