• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Modë Të gjitha

    ‘Sneaker boots’ janë e ardhmja…ose ajo që duhet të keni këtë dimër


    Për shkak të temperaturave të larta po vazhdojmë të shijojmë këpucët e sheshta, por jo edhe për shumë kohë.

    Gjithmonë është mirë që shirat dhe i ftohti të na gjejnë të përgatitur, veçanërisht kur flitet për çizmet. Dhe ka një trend që është parashikuar kohë më parë në sfilatat e modës: ‘sneaker boots’.

    “Prada”, “Chloe” apo “Dolce & Gabanna”, janë vetëm disa nga markat e njohura që sollën ‘sneaker boots’.

    Bëhet fjalë për aksesorët që janë gjysmë çizme dhe gjysmë atlete, për shkak se janë me qafë deri të gjatë dhe kanë platformë sportive.

    Në materiale të ndryshme, lëkure, cope apo llastiku, trendi i ‘sneaker boots’ vjen në shumë variacione dhe për më tepër mund t’i vishni që tani./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post