Aktualitet

"Smile Albania", Rama tregon pse donte të ishte pjesë e çeljes së sezonit të dytë

"Smile Albania", Rama tregon pse donte të ishte pjesë e

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në çeljen e sezonit të dytë të “Smile Albania”, ftoi të rinjtë të japin kontributin e tyre në zhvillimin e turizmit, të cilin e konsideroi një potencial të jashtëzakonshëm, edhe pse të abuzuar në vite, për të rritur ekonominë dhe punësimin por edhe për të transformuar imazhin e vendit.

“Doja të isha në këtë takim sepse eksperienca e vitit të shkuar ishte një eksperiencë e parë, një nismë e re e konceptuar nga ministri i Turizmit, dhe kishte shumë pikëpyetje si çdo gjë e re dhe jo pak skepticizëm, por një nismë që ia vlejti. Ripërtëritja e kësaj nisme këtë vit ishte si të thuash krejt e natyrshme ndërkohë që mësimet e vitit të shkuar kanë vlejtur si një eksperincë për ta përmirësuar këtë nismë në përmbajtjen e vet dhe njëkohësisht për t’i dhënë mundësi 500 vajzave dhe djemve si ju që të punësohen gjatë pikut të sezonit. Jo vetëm të mund të nxjerrin disa kursime që nuk bëjnë keq, por edhe për të përfituar nga kjo eksperiencë, pasi është eksperiencë njerëzore, profesionale, komunikimi, por edhe eksperiencë prej së cilës ne vetë marrim shumë informacion nga përshtypjet e sugjerimet tuaja që në fund të sezonit do mblidhen në formën e një raporti të Ministrisë së Turizmit”, tha kryeministri Rama. /Tiranapost.al/