AktualitetSportTe gjitha

Smajli në Kampionatin Europian të Atletikës: Më manipuluan rezultatin!


Kampioni aktual europian i sallave të mbyllura në kërcim së gjati Izmir Smajli, u ankua se në Kampionatin Europian të Atletikës që po mbahet në Berlin, ka patur manipulime në rezultat. Në rrjetin social Facebook ai ka paraqitur një video, ku rezultati nga ana e gjyqtarisë është dhënë i gabuar.

Federata Shqiptare e Atletikës ka denoncuar këtë rast në institucionet përkatëse si në IAAF dhe po pret verifikimet e duhura.

Në garat e zhvilluara një ditë më parë Smajli zuri vendin e 10-të me 7.73 metra. Më para rezultati i tij u regjistrua 7.99 metra, me të cilin Smajli zinte vendin e 6-të.

Ky post u realizua nga E.B. Lajmi i referohet postimit të Izmir Smajlit në FB. Copyright Tiranapost.al.