Sport Te gjitha

Skënderbeu vazhdon të jetë i pamposhtur, Partizanit i janë dashur 460 minuta për të gjetur golin e parë


Skënderbeu e ka kaluar edhe këtë javë më një fitore tjetër duke vazhduar kështu të kryesojë i vetëm kampionatin. Viktima e radhës e “Ujqërve të Dëborës” ka qenë ekipi i Laçit që është mundur me rezultatin 2-0 në Korçë. Një gol i Jashanicës dhe një autogol i laçjanëve vulosën suksesin.

Ndërkohë, Partizani ka arritur të renditet i parafundit pas fitores së parë në kampionat që të kuqtë e kryeqytetit e kanë arritur me përmbysje në Durrës kundër Teutës. Të besuarve të Iulianos i janë dashur 460 minuta lojë në këtë kampionat për të gjetur rrugën e golit me anë të Trashit i cili barazoi rezultatin 1-1, në minutën e 44’ në Niko Dovana kur deri në atë moment një Partizan pa shumë fantazi dukej se do të merrte një tjetër rezultat zhgënjyes.

Megjithatë për të arritur tek kjo fitore e mundimshme Partizani ka pasur shumë fat. Teuta shpërdoroi një penallti në pjesën e dytë dhe fitorja e Partizanit u vendos po nga një 11-metërsh që u ekzekutua mirë nga Sukaj. Durrsakët e kanë mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë. Partizani në kuotën e 5 pikëve ka shumë pak arsye për t’iu gëzuar kësaj fitoreje, pasi e sheh veten 8 pikë larg kreut në 5 javë kampionat. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *