SPORT

Skënderbeu vazhdon të jetë i pamposhtur, fitore e lehtë në Korçë kundër Vllaznisë

Skënderbeu ka marrë një fitore pa shumë mund të fushën e vet kundër Vllaznisë me rezultatin 2-0, duke vazhduar kështu serinë e fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat.

Të dyja golat janë shënuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 56’ nga Taku dhe në minutën e 84’ nga sulmuesi i afruar në verë prej ekipit italian të Genoa-s Ali Sowe. Për tu shënuar është interesimi i pakët i tifozëve korçarë që nuk kanë qenë më shumë se 1000 të pranishëm në stadium, ndonëse ekipi është dukshëm favorit absolut për kampion dhe ka bërë një sërë paraqitjesh dinjitoze në Europa League.

Ekipi korçar ka vetëm një barazim me Kamzën dhe ka fituar të gjitha ndeshjet e tjera duke përfshirë këtu edhe në ndeshjet me rivalët direktë për titull Kukësin dhe Partizanin. K.H/ tiranapost.al