Aktualitet

Skënder Gjinushi: Dorëheqjen nga PSD e dhashë 9 ditë para zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave

Skënder Gjinushi: Dorëheqjen nga PSD e dhashë 9 ditë para

Dorëheqjen si kryetar i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi e ka bërë që në 15 maj, nëntë ditë para se të merrte pjesë në zgjedhjet e Akademisë së Shkencave.

Akademiku bëri sot publike dorëheqjen e tij nga PSD-ja përmes një dokumenti, që i është dorëzuar këshillit dhe kryesisë së kësaj partie.

 “Ju prezantoj një kopje të dorëheqjes sime prej funksionit të kryetarit të PSD-së, drejtuar këshillit dhe kryesisë së kësaj partie, duke bërë me dije se ajo është e parevokueshme dhe prej datës 15 maj, kam ndërprerë ushtrimin e këtij funksioni, çka në bazë të statutit të kësaj partie e ushton këshilli drejtues kombëtar edhe personat e autorizuar”, tha Skënder Gjinushi.

Ai u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave më 24 maj, pasi mori 35 vota nga 43 akademikë që morën pjesë në votime./ Tiranapost.al