AktualitetTe gjitha

Skemë ndihme për fermerët, do paguhen për çdo bagëti


Fermerët do të mbështeten me 500 lekë për matrikullimin e bagëtive të imta dhe 2000 lekë për matrikullimin e bagëtive të trasha. Lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. Ministri sëbashku me kryeministrin Edi Rama vizituan sot fermën “Amalthia” në Durrës, që falë përfitimit nga skemat e financiare ka ngritur një stallë dhe po e zgjeron investimin me një linjë moderne të prodhimit të qumështit dhe djathit.

“Këtë vit masa që kemi vendosur për të dhënë pagesë direkte në lindje edhe për të imtat edhe për gjedhët. Japim 5 mijë lekë për të imtat dhe 20 mijë për gjedhët. Në vend që të paguajnë, ne i japim jo vetëm vlerën e matrikullit, por i tepron pothuajse po aq,” tha ministri Peleshi.

 Kryeministri beson se kjo skemë e re do të jetë një motiv më shumë për ata që duan të përfshihen në blegtori e agropërpunim.

“Unë besoj që ndryshimi i skemës, nga skemë detyruese dhe demotivuese për të paguar ti për çdo kre të lindur, në skemën që shteti të paguan ty, do bëjë që matrikullimi të jetë jo vetëm pasojë e motivimit, por dhe të jetë një garanci për të gjitha ato që ne duam të krijojmë deri në fund, me regjistra, me ndjekje të të gjithë statistikave dhe me kontrollin e plotë me vaksinime etj.. Ndërkohë do jetë një stimul që dhe të tjerë të përfshihen e të merren me blegtori më shumë”, tha kryeministri Rama. /Tiranapost.al