• Shqip
  • English
  • E diel, 18 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Skema e re e ndihmës ekonomike/ Rritet numri i grave familjare, s’ka vend për abuzime


    Skema e re e ndihmës ekonomike po mbështet gratë kryefamiljare dhe kategoritë më në nevojë, duke larguar njëherë e mirë abuzuesit. Këtë tha sot gjatë dëgjesës në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ministrja Ogerta Manastirliu.  Ministrja përmendi skemën e vjetër të ndihmës ekonomike ku tha se nuk kishte asnjë mekanizëm për të kapur abuzime, e ndërkohë që  me skemën e re thotë se nuk mund të përdoret për përfitime police.

    “Kjo skeme e re ju dha mundësinë 18,730 familjeve të aplikonin për herë të parë në skemë, vetëm me heqjen e kritereve përjashtuese”. Mbi 34% më shumë gra kryefamiljare përfituan nga skema e ndihmës ekonomike në Dhjetor 2018, krahasuar me fillimin e vitit 2018.

    Ministrja theksoi se, 60.052 familje, ose mbi 93% e familjeve aplikuese përfitojnë sot nga skema e ndihmës ekonomike.  Sipas Manastirliut,  skema e re e ndihmës ekonomike hoqi pagesat e pjesshme, duke e dyfishuar masën e ndihmës ekonomike. / Tiranapost.al.