Aktualitet Te gjitha

Skema e mashtrimit/ Si u vodh 36 hektarë tokë e shtetit në Spille dhe u shit


Plot 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë nën hetime nga prokuroria pasi kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm.

Është organi i akuzës së Kavajës ai që ka zhvilluar hetimet, ndërsa të gjithë të përfshirët kanë gisht në falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorimi të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Seit Cikalleshi
Seit Cikalleshi

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Pas falsifikimit të dokumenteve, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

Kështu nën hetim janë:

Seit Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Prokuroria ka lëshuar urdhrat e ndalimit edhe për shtetasit:
Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Aktualisht nuk janë zbatuar masat e sigurimit dhe janë shpallur në kërkim shtetasit: Seid Cikalleshi, Fatos Kaja dhe Enver Duqi. /g.f/tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *