Aktualitet

Të gjitha lëvizjet e ministrave në qeverinë Rama-Meta

Që prej shtatorit të vitit 2013 “qeveria Rama-Meta” ka pësuar disa ndryshime në nivel ministrash. I fundit është ministrit i Brendshëm, Saimir Tahiri .

Një ndryshim i “detyruar” ishte ai i Erion Veliaj, i cili u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa vendin e tij ia “liroi” Blendi Klosit, që u bë ministër i Mirëqenies Sociale.

Në gusht të 2014 Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen për arsye personale. Ai u zëvendësua me deputeten Ermonela Felaj. Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinaso nga LSI, u zëvendësua me Sokol Dervishaj, në 2 shtator të 2016.

Ministria e Drejtësisë është ajo që nuk ka gjetur qetësi gjatë kësaj qeverie. Nasip Naço, po nga Lëvizja Socialiste për Integrim është zëvendësuar me Ylli Manjanin. Edhe ky i fundit nuk e pati për shumë kohë këtë post, pasi u shkarkua dhe në vend të tij u vendos Petrit Vasali.

Më 16 shkurt të 2016 nga qeveria u largua Shkëlqim Cani, që drejtonte financat. Në vend të tij u vendos Armen Ahmetaj, e ndërsa vendin e këtij të fundit tek ministria e Ekonomisë e zuri Milva Ekonomi.