Lifestyle Te gjitha TIP top

S’ke as para, e as hapësira për të vënë bredhin? Ka zgjidhje


Në këto ditë, dëshira më e madhe e fëmijëve dhe të rriturve është bredhi. Me siguri edhe e jotja. Nëse të mungojnë hapësirat dhe paratë për të bërë një pemë festash, mos u dorëzo. Edhe nëse ke kafshë shtëpiake, ose fëmijë të vegjël që do të ta shkatërronin, sërish mos u dorëzo. Me pak para dhe shumë ide, mund të bësh mrekulli dhe ta bësh xheloze atë shoqen që e ka blerë shtrenjtë bredhin e saj.

Pema me degë druri

(Foto nga Shutterstock)

Merr tetë degë druri të gjatësive të ndryshme dhe renditi nga më e vogla, te më e madhja. Pra jepi formën e bredhit klasik. Dekorimet bëji me material kartoni dhe do jetë e bërë me dorë.

Pema me shiritë

(Foto nga Shutterstock)

Kjo bëhet me letër. Letra ëashi është me origjinë japoneze. Mund ta bësh të çfarëdolloj ngjyre. Ja ç`ka zgjedhur kjo familje.

Pema minimaliste. Vetëm dekorime

(Foto nga Shutterstock)

Mund të zgjedhësh gjithë dekorimet që të pëlqejnë dhe të vendosësh vetëm ato në formën e bredhit. Mund t`i ngjisni të gjitha në një mur. Provat mund t`i bëni më parë në një tavolinë.

Pema në vazo

(Foto nga Shutterstock)

Me pak hapa do bëhesh me pemë. Mblidh degë të thata, le të mos jenë të drejta. Npër kërcell vendosni shirita dhe zbukurime.

Pema që varet kudo

(Foto nga Shutterstock)

Mund ta varësh në mur, në dritare ose në hyrjen e shtëpisë te dera. Shabllonin mund ta shkarkosh nga interneti të bazës jeshile të bredhit, me përmasën që do. Pastaj zbukuroje me rruaza. Kostoja minimale.

Bredhi i tavolinës

(Foto nga Shutterstock)

Kur hapësirat janë të vogla, kjo është zgjidhja e përkryer. Mund ta porosisësh në internet, por mund ta bësh edhe vetë. 6 shkopinj druri me madhësi të ndryshme, pra 5 për pjesën horizontale dhe një për pjesën vertikale janë baza. Bashkoji dhe pastaj var ç`të duash mbi të.

Pema prej leshi

(Foto nga Shutterstock)

Mbase s`e kishe menduar që mund të bëhej. Kjo s`ka kosto as ekonomike, e as kohe. Një top leshi, një letër muri, pak zbukurime dhe asgjë më shumë. Ta gëzosh!

Përshtatur nga: donnamoderna

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]

White Gallery

Rr. Ibrahim Rugova, perball Sky Tower ish zona e bllokut Tirane

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *