• Shqip
  • English
  • E diel, 22 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Skandali ‘Zhvatja’ publikuar në La Verita: Arrestohet prokurorja e posaçme në Shkup


    Është arrestuar në Maqedoni prokurorja e posaçme e cila më pas u dorëhoq pas skandlait, Katica Janeva. Dyshimet janë se mund të jetë e përfshirë në skandalin e njohur si zhvatja publikuar edhe në gazetën investigative në Itali: La Verita.

    Mësohet se policia bllokoi rrugët që të çonin në shtëpinë e saj pak minuta para arrestimit, teksa ajo ndodhej në shtëpi në Shkup. Detajet ende nuk kanë dalë por siç raportohet nga mediat maqedonave, Katica Janeva u mor në pyetje një ditë më parë në Prokurorinë Publike. Janeva tha për mediat se u paraqit në cilësinë e dëshmitarit dhe se nuk ka lidhje me skandalin korruptiv.

    Në një video të publikuar në La Verita, shihet Bojan Jovanoski, drejtuesi i televizionit 1 TV duke dalë bashkë me një ndihmës të tij nga shtëpia e biznesmenit Jordan Kamçev me dy valixhe të dyshuara që mbanin sasi të mëdha parash brenda. Jovanoski dyshohet si ndërmjetës i prokurores, e ndërsa biznesmeni Kamçev akuzohet për pastrim parash dhe vepra të tjera. Këto skema dyshohet se janë bërë për të lehtësuar rrethanat mbi arrestin e biznesmenit, në këmbim të ryshfeteve.

    Katica Janeva, në postin e prokurores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte hetimi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

    Gjatë kësaj periudhe, Prokuroria Speciale ka ngritur 17 padi penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arratisur në Hungari./  Linku këtu. Tiranapost.al.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690