BotëSportTe gjitha

Skandali i parë në Lojërat Olimpike Dimërore. Sportisti del pozitiv në doping


Japonezi Kei Saito bëhet atleti i parë që përjashtohet nga Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti për shkak se del pozitiv në doping. Saito i cili merret me patinazh dështoi në testin e doping para Lojërave. Njoftimi u dha nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportet, ndërkohë që 21 vjeçari ka lënë vullnetarisht kampionatin, por këmbëngul se është i pafajshëm.

Ai doli pozitiv në acetalozamide, një diuretik i ndaluar i cili konsiderohet si një agjent që mbulon substancat e ndaluara që ndihmojnë në përmirësimin e performancës. 21-vjeçari ende nuk kishte filluar të konkurronte para se të jepej vendimi i përjashtimit dhe në lidhje me ngjarjen thotë:

“Jam i tronditur pasi jam trajnuar për anti-doping. Unë kurrë nuk kam marrë steroide kështu që nuk ka qenë e nevojshme të mbuloja substancën. Unë dua të provoj pafajësinë time, por nuk dua ta ngarkoj ekipin tim kështu që pranova këtë vendim”, tha ai.

Kreu i delegacionit olimpik japonez në Pyeongchang, Yasuo Saito, tha se të dy mostrat dolën pozitivë. Autoritetet e IOC dhe anti-doping kanë rritur nivelin e testeve për lojërat Pyeongchang pas skandalit në Olimpiadën e fundit Dimërore në Soçi, Rusi të vitit 2014. Tiranapost.al E.B

Kei Saito

Image result for Kei Saito