• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Skandali i kryetarit të bashkisë së Beratit, jep me qera 500 mijë metër katror tokë në ditët e fundit të pushtetit


    Ditët e fundit të pushtetit të tij, kryetari i Bashkisë së Beratit po i shfrytëzon për t’i dhënë me qera për 10 vjet njerëzve të tij të afërt mijëra metra katrorë tokë në zona të ndryshme të Bashkisë, kryesisht toka pyjore dhe kullotë, në një akt të pastër korruptiv.

    Ditën e nesërme, më 19 qershor, Petrit Sinaj ka thirrur mbledhjen e këshillit bashkiak për të dhënë me qera rreth 50 hektarë tokë ku një pjesë e tyre, rreth 174 mijë metër katrorë sipërfaqe pyjore, gjendet në Malin Partizan, që përfaqëson një nga zonat turistike të qytetit. Kjo zonë shfrytëzohet nga banorët e Beratit për aktivitete sociale dhe nga shkollat e qytetit për aktivitete shkollore.

    120 mijë metër katrorë tokë pyll dhe kullotë do të privatizohen në njësinë adminsitrative Roshnik dhe 234 mijë metër katrorë në Malin e Molishtit në njësinë administrative Velabisht.

    Skandali thellohet edhe më tej pasi sipas burimeve përfituesit e kësaj sipërfaqe të jashtëzakonshme toke kanë lidhje të afërta familjare dhe miqësore me të, njëri prej të cilëve është kunati i tij.

    Arsyet që ka renditur zoti Sinaj, janë: reduktimi i papunësisë në këto zona, shtimi i të ardhurave në buxhetin e bashkisë dhe përmirësimin e pyllit nga investimet e pritshme nga qeraxhinjtë e rinj. Këto arsye rikthejnë në vëmendje zjarret e qëllimshëm që u vihen pyjeve në Shqipëri për t’i shndërruar më pas në toka truall dhe më pas të ndërtohet duke dëmtuar mjedisin.

    Pavarësisht se opozita ka dalë në rrugë duke i braktisur të gjitha funksionet e veta, duke refuzuar dhe të regjistrohet në zgjedhje, duke se funksionarët më të lartë të saj në pushtetin lokal, po e shfrytëzojnë këtë periudhë për të bërë qokat e fundit familjare dhe partiake. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690