• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Skandali i korrupsionit në Shkup, Zoran Zaev mohon sërish akuzat: Gënjeshtra


    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mohoi të jetë i përfshirë në aferën korruptive “Reket”, ku është përfshirë edhe prokuroja speciale Katica Janeva.

    Zaev shkroi sërish në Facebook për rastin e zbuluar nga media italiane, “La Verita”: “Në mënyrë kategorike i hedh poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo lidhje me rastin ‘Reket’. Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejt dhe fajtorët të dalin para ligjit”.

    Me artikullin e shkruar, media italiane kërkoi të dilte në pah se politikanët në vendin fqinj përdoren si “marioneta” të mekanizmave ndërkombëtarë.

    Në videon e publikuar, dy bashkëpunëtorë të prokurores speciale dyshohet se kanë siguruar disa përgjime të biznesmenëve dhe politikanëve dhe i kanë përdorur ato si shantazh me qëllim që të zhvatin para./ Tiranapost.al

    Video/ Publikohen pamjet e skandalit të korrupsionit që po trondit Maqedoninë e Veriut. Flet gazetari që e zbuloi