Aktualitet

Skandali i CEZ/ Prokuroria thërret Shkëlzen Berishën

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Report TV transmeton se Shkëlzen Berisha do të pyetet në prokurori për skandalin me dosjen e CEZ.

Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”./ Copyright Tiranapost.al