Botë Te gjitha

Skandal me terapinë ‘Vampire Facial’ në shtetin amerikan. Klientët Vip të një qendre mund të kenë marrë virusin HIV


‘Vampire Facial’ e njohur si  terapia me gjak në fytyrë, përmes  përdorimit të një centrifuge ka shkaktuar një skandal në shtetin amerikan New Mexico, pasi mendohet se klientët që janë trajtuar kanë marrë infeksionet e njëri tjetrit. Rasti ka përfshirë një klinikë të njohur estetike në vend e njohur si Albuquere dhe departamenti i Shëndetësisë iu bën thirrje të gjithë klientëve, kryesisht atyre VIP të shkojnë të bëjnë analizat pasi mund të jenë prekur nga virusi HIV , hepatiti B dhe C dhe infeksione të tjera të gjakut. Është zbuluar se praktikat e përdorura nga klinika nuk ishin të sigurta dhe jo në kushtet e duhura.

CNN publikon artikullin teksa iu bëj thirrje të gjithë klientëve që janë trajtuar atje: “Të gjithë ata që kanë bërë trajtim fytyre ose shërbime të tjera me gjilbëra në VIP SPA në periudhën maj-qershor të vitit 2018 të vijnë në Zyrën e Shëndetit Publik për të bërë analizat”.  Njoftohet se qendra estetike i ka mbyllur dyert për klientët dhe kanë nisur zyrtarisht hetimet. Trajtimi ka të bëjë me marrjen e gjakut nga pjesë të tjera të trupit e më pas aplikohen në fytyrë, bëhet për të pasuruar me proteina dhe elementë të tjerë, për të mbajtur fytyrën në gjendje të mirë./ Marrë nga CNN, për Tiranapost.al Elisa Bajrami.

Image result for Vampire facial is

Foto ilustruese