• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha

    Skandal seksual në Francë. Aktorja e famshme rrëfen si u ngacmua nga regjisori kur ishte adoleshente


    Një skandal seksual del në dritë në  Francë. Aktorja Adele Haenel ka treguar se është ngacmuar seksualisht  kur ishte adoleshente nga regjistori i filmit të saj të parë. Adele e cila tashmë i është bashkuar lëvizjes MeToo që u krijua pas skandalit me regjisorin e Hollivudit Harvey Weinstein, ka treguar se vendosi të flasë pasi pa dokumentarin Leaving Neverland, një dokumentar ku tregon për marrëdhëniet e këngëtarit Michael Jackson me fëmijët.

    Në një intervistë të gjatë dhe emocionale për Mediapart, ajo tha: Ai dokument ndryshoi këndvështrimin tim, më bëri të mendoj për mekanizmat e kontrollit dhe magjepsjes. Christophe Ruggia është regjisori për të cilin, Haenel, 30 vjeçe, thotë se u ngacmua seksualisht.

    Adèle Haenel won a César at the 2014 national awards for best supporting actress

    Ajo ishte vetëm 12 vjeçe  kur luajti rolin në filmin Les Diables, me regji të Ruggias. Sipas investigimit të Mediapart, ku përfshihen 30 dëshmitarë të tjerë, pretendohet se Ruggia, u fiksua me aktoren. Të dy kanë pasur raste kur kanë udhëtuar së bashku vetëm për të promovuar filmin dhe një ditë ai e ka ftuar ta kalonte natën në shtëpinë e tij.

    French director Christophe Ruggia giving a press conference in 2015

    Haenel thotë se ky ishte rasti kur ai e preku dhe u përpoq ta puthte si dhe i shprehu dashurinë që ndjente për të.  Në moshën 15 vjeçe, aktorja e zhytyr sipas saj në një krizë të thellë emocionale, u përpoq të ndërpriste lidhjet me regjisorin duke kërkuar ndihmë nga kolegë, por nuk gjeti dhe as shumë mbështetje.

    Këtë javë Shoqëria e Drejtorëve Francezë të Filmit, ku Ruggia ishte pjesë, e shkarkoi nga detyra. Haenel vetë  ka refuzuar të padisë regjisorin, duke thënë se nuk i beson sistemit gjyqësor francez.

    Adèle Haenel at the Cannes film festival in May 2019

    Sidoqoftë, pas dëshmisë së saj të publikuar, prokurori publik ka hapur një hetim për “ngacmim seksual ndaj një të mituri “. Ruggia ka mohuar akuzat e ngacmimit seksual, por ka pranuar se ka bërë “gabime” në sjelljen e tij ndaj Haenel. Ruggia tani është 54 vjeç. Adele Haenel është shfaqur në më shumë se 25 filma, dhe dy herë ka fituar çmimet Cesar që jepet në Francë edhe është e përafërt me Oscar./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for adèle haenel

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post