• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 20 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    S’kam më lokal për të bërë konflikte dhe jam me zemër! Por gjyqtarët hedhin poshtë pretendimet, lënë në burg Mihal Kokëdhimën


    Lihet në burg, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit tani të shembur, ‘Panorma’ në Porto Palermo që u konfliktua me biznesmenin spanjoll dhe familjen e tij, pas një ngatërrese në porosi, dhe që më pas iu ngjit në makinë duke terrorizuar turistët.

    Gjykata e Apelit të Vlorës dha sot masën ndaj tij, por përmes avokatëve, Kokëdhima paraqiti disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, për të bindur gjyqtaren se atij i rrezikohet jeta nëse qëndron në burg, për shkak të një sëmundje në zemër.

    Përveç kësaj sipas burimeve televizive nga Report Tv mësohet se Kokëdhima ka thënë se nuk paraqet rrezik në shoqëri, pasi edhe lokali iu dhemb dhe tani nuk ekziston më frika të konfliktohet me njerëz të tjerë. Por këto pretendime nuk i kanë bindur gjyqtarët Skënder Daminin dhe Klodiana Gjyzari, duke refuzuar edhe garancinë me 800 mijë lekë. Për ngjarjen që bëri bujë në media, mund të lexoni linqet si më poshtë./ Tiranapost.al. E.B

    Foto-Video/ Shembet restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo

    Ai asnjë fjalë në gjyq, avokati i pronarit në Porto Palermo kishte një kërkesë

    Nisi me porosinë e peshqve. Zbulohet arsyeja e sherrit mes pronarit të Panormës dhe familjes spanjolle

    Policia jep videon e sherrit skandaloz të pronarit shqiptar në Porto Palermo me turistët spanjollë: Mbi kofano 5 km grushton xhamin

    Turistët spanjollë u dhunuan nga biznesmeni në Himarë: Një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post