Aktualitet

S’ka më mëngjese të vona pushimesh. Mëngjese të bukura po

S’ka si mëngjeset e pushimeve. Zgjimi është ndryshe dhe priresh t’i shijosh shumë momentet e para të ditës. Por për Sarën dhe Ledionin s’ka më mëngjese të vona pushimesh. London Noor është një orë me zile për ta. Ata ndodhen në Hong Kong, por të voglin çoje ku të duash, ai përsëri do të zgjohet që me natë dhe nuk i bëhet vonë fare që prindërit janë me pushime. Ledioni ka postuar një video të vogëlushit bashkëngjitur së cilës shkruan ‘Mirmëngjes’ dhe nga dritaret duket që ende nuk ka zbardhur mirë. Edhe pse çifti nuk mund të flejë më deri vonë, të paktën do të ketë një ditë të gjatë përpara për të eksploruar vendin e largët.

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

/O.Zh/Tiranapost.al