Shëndeti

S'ka më mirë sesa të nisësh ditën me një çaj, por kujdes! Duhet të dish diçka

S'ka më mirë sesa të nisësh ditën me një

Shumë njerëz e fillojnë ditën me një filxhan çaj. Po rata që e pinë shumë të nxehtë mund të rrisin rrezikun ndaj kanceri në ekzofag. Këtë ka zbuluar një studim i ri i publikuar edhe në CNN. Ky studim tregon se nëse çaji konsumohet me një nxehtësi më shumë se 60 gradë dhe më shumë se 700ml në ditë, që do të thotë dy filxhanë të mendjen rreziku rritet me 90 % më shumë krahasuar me ata që pinë më pak dhe të ftohtë.

Farhard Islami nga Shoqata amerikane e Kancerit dhe autori kryesor i studimit citohet duke thënë: Shumë njerëz e preferojnë çajin dhe e konsumojnë çdo ditë, por nëse pihet i nxehtë mund të rrisë rrezikun e prekjes ndaj kancerit në ekzofag dhe prandaj është e këshillueshme të lihet të ftohet dhe më pas të konsumohet.

Ka pasur studimet të tjera më parë ku u gjet lidhja mes konsumit të nxehtë të çajit dhe kancerit në ekzofag por ky i fundit doli me një temperaturë të caktuar, pra më shumë se 60 gradë.

Kanceri në ekzofag është i teti më i zakonshmi në botë dhe shpesh herë çon në pasoja fatale, duke marrë jetën e rreth 400 mijë njerëzve çdo vit.  Zakonisht shkaktohet nga lëndimi në mënyrë të përsëritur në ezofag për shkak të duhanit, alkoolit, acidit dhe lëngjeve të nxehta. Ezofagu është në formën e një tubi të gjatë përmes të cilit ushqimet e gëlltitura dhe lëngjet bëjnë rrugën drejt stomakut. / Artikulli i marrë nga CNN/ Për Tiranapost.al. E.B

Image result for drinking tea