Showbiz

S'ka më energji shpërthyese. Marsi kalon tek Virgjëresha. Ç'do të thotë kjo për shenjën tënde

S'ka më energji shpërthyese. Marsi kalon tek Virgjëresha.

Marsi sot largohet nga Luani dhe kalon te Virgjëresha, duke sjellë kështu një forcë më pak pasionante, më pak shpërthyese, më të organizuar. Planeti i kuq vjen me vendosmëri, mendime dhe logjikë, diçka që na lejon të përqëndrohemi më mirë dhe më shumë në objektivat, në gjërat që duhet të bëjmë.

Marsi te Virgjëresha, si ndikon në energjinë e shenjave të zodiakut

Dashi: bëheni më pak të gjallë dhe më pak verorë, duke i thënë 'mjaft' gjithçkaje që ju ka trazuar verën. Zgjidhni të jetoni pjesën e fundit të sezonit në një mënyrë më pak të ndezur, duke u kujdesur për gjërat e vogla, përfshirë edhe forcën fizike.

Demi: Marsi ju sjell përsëri në rrugën e duhur me dashuri, me gjërat që mundeni dhe duhet të jetoni me partnerin, me ata që doni. Ndoshta sepse ato angazhime dhe përgjegjësi që ju shoqëruan deri më tani janë në rënie të shpejtë.

Binjakët: Marsi ju kërkon të investoni pak energji dhe vëmendje për shtëpinë dhe familjen tuaj. Do të ketë tensione të vogla të brendshme që mund t’i fshihni lehtësisht nga ata që ju duan, nga ata që ju shikojnë.

Gaforrja: mjaft buzëqeshët me çdo kusht për të krijuar një pamje të gjallë dhe luftuese, por edhe sensuale dhe interesante. Aftësia juaj për të qenë bindës po përmirësohet qartë.

Luani: Energjitë tuaja tani mund të qetësohen vërtet, duke e rikthyer verën në nivele normale, jo domosdoshmërisht të tepërta. Ju duhet një pushim nga vera me çdo kusht, që të mund të mblidhni forcat për vjeshtën.

Virgjëresha: Pasion, guxim, energji për të bërë dhe për të përjetuar gjërat më të rëndësishme (por edhe më të këndshme) të momentit. Gjeni dëshirën dhe guximin për të qenë një protagonist, për të bërë gjithçka që ju nevojitet për tu ndier më mirë.

Peshorja: dashuria dhe marrëdhëniet kalojnë në vend të dytë, por më mirë kështu, sepse me të vërtetë duhet të lehtësoni barrën e angazhimeve dhe gjërave që duhet të bëni. Jepini vetes një moment qetësie.

Akrepi: çështjet personale do kenë një përmirësim të dukshëm, por mbi të gjitha fat dhe butësi kur bëhet fjalë për t’u rikthyer në normalitet. Do t'ju ofrohet një ndihmë e çmuar.

Shigjetari: Marsi do të kërkojë shumë impenjim dhe përqendrim tek gjërat e punës. Për fat tani Jupiteri juaj funksionon dhe do t'ju ndihmojë të mos gaboni me asgjë dhe të bëni zgjedhjet e duhura me fat.

Bricjapi: Marsi përmirëson marrëdhënien tuaj me energjinë, me forcën e nevojshme për të jetuar me guxim gjërat që ju pëlqejnë, pa shumë komplekse ose frenime. Ju bëheni edhe më të guximshëm në ide dhe krijimtari.

Ujori: Marsi ndalon së qeni ai armiku që i ka përkeqësuar marrëdhëniet tuaja të verës. Është bërë më e lehtë bashkëjetesa në publik dhe në çift duke e shijuar vërtet ëmbëlsinë, dashurinë dhe miqësinë. Fantastike!

Peshqit: Marsi, tani në drejtim të kundërt, mund t'ju shtyjë drejt një qëndrimi të drejtpërdrejtë që sigurisht nuk do të ndihmojë cilësinë e marrëdhënieve tuaja. Mundohuni të jeni të butë, të ëmbël, kurrë agresivë. /Tiranapost.al/