• Shqip
  • English
  • E martë, 10 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    S’ka më bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat, Rama: Shkodrën si hudhër për t’mos prishur syrin e keq


    Nga takimi i përjavshëm me qytetarët, kryeministri Rama foli për shërbimet që ofrojnë bashkitë ne vend,  pas rastit të një qytetareje e cila tregonte se ishte shkarkuar nga puna nga kreu i një bashkie me pa të drejtë.

    Rama tha se tani nuk ka më bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve.

    Megjithatë  veçoi rastin e Shkodrës, ku tha se ka mbetur pa zgjidhje akoma, dhe e krahasoi me hudhrën:  Për të prishur syrin e keq kemi Bashkinë e Shkodrës në vend të hudhrës!

    Rama tha: 

     “Tani më nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve. Siç na ka ndodhur, në jo të gjitha për hir të vërtetës, por një sërë bashkish i ndanin qytetarët në Ata dhe Ne, kështu që natyrisht nuk janë përsosur të tëra por shkalla e mospërgjigjeve dhe mosreagimeve është ulur shumë shumë ndjeshëm. Për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës Bashkinë e Shkodrës”. 

    Kujtojmë se kandidati për Bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri u dorëhoq pa e nisur punën e tij, për shkak se nuk kishte deklaruar problemet me drejtësinë italiane para shumë vitesh.

    Në një situatë të njëjtë është edhe Bashkia e Vorës, ku me datë 1 nëntor Agim Kajmakur iu hoq mandate pasi nuk kishte deklaruar dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

    Kajmaku është shpallur në kërkim pasi pretendohet të ketë shkarkuar dy drejtorë  dhe emëruar dy të tjerë, ditën që u shkarkua.  Policia ka shkuar në shtëpinë e tij me urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata, por Kajmaku nuk është gjetur aty, në dy raste. Megjithatë nuk flitet të ketë dalë jashtë kufirit. Kajmaku do përballet me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të formularit./ Tiranapost.al. 

    ERTV Live😊: shqiperiaqeduam.al🤝Mjafton një klik dhe gjen një mik😁

    Publiée par Edi Rama sur Mardi 12 novembre 2019

     

     

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post