Kosova

S’ka liberalizim vizash për Kosovën nëse nuk pezullohet taksa ndaj Serbisë

S’ka liberalizim vizash për Kosovën nëse nuk pezullohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë liberalizim vizash për shqiptarët e Kosovës, nëse qeveria nuk heq taksën ndaj mallrave serbe. Sipas Thaçit, sanksione mund të ketë edhe nga SHBA.

“Mund të kemi masa që do të ndërmerren nga ShBA dhe BE dhe këto masa nuk i meritojnë qytetarët e Kosovës. Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, është shprehur Thaçi.

Thaçi ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të taksës ndaj mallrave serbe.

“Unë kam shprehur këshillën time por edhe rekomandimin që të ndodhë një pezullim të përkohshëm”, ka thënë ai./Tiranapost/A.C