Politikë

“Sjellja e PD dhe LSI ngjason me një organizatë terroriste”

Esencë editori/ Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se djegia e mandateve nga ana e opozitës ngjason gjithmonë e më shumë me një sjellje tipike të një organizate terroriste, e gatshme për të hedhur në erë të gjithë sistemin.
“Sjellja e PD dhe LSI ngjason me një organizatë

Në një shënim në facebook Balla thotë se politikanët e korruptuar nuk e ndalin dot më krijimin e Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion, sipas tij edhe me përpjekjen e sotme. Më tej ai shprehet se nuk është rastësi që akti i sotëm anti-demokratik i Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit ndodhi pikërisht në ditën e përfundimit të aplikimeve për SPAK dhe në ditën që Kuvendi duhet të votonte strukturën e institucioneve kryesore të Drejtësisë së Re: Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLGJ) dhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).