• Shqip
  • English
  • E diel, 21 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Te gjitha

    Situata me fruthin në vend. Kujdes, shumica e rasteve janë nga Tirana


    Kemi të bëjmë me 51 raste fruthi në vend, për periudhën 1 janar-5 shkurt.  Inspektoriati i Shëndetit Publik jep përditësimet e fundit të situatës me fruthin ku tregon se nga 51 rastet, grupmosha më e prekur është për fëmijët nën moshën 2 vjeç, rreth 41 % e rasteve të konfirmuara, ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve i përkasin qytetit të Tiranës.

    ISHP njofton se vaksinimi vazhdon sipas kalendarit të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç, po ashtu atyre që kanë mbetur prapa, të rriturit të pa vaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.

    Prindërve u bëhet thirrje si në javët e fundit, të vaksinojnë urgjent fëmijët, pasi është mbrojtja më e mirë edhe për komplikacionet e rënda që shkakton.
    Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

    Më poshtë keni njoftimin e plotë të ISHP.

    Informacion i përditësuar
    Situata e fruthit në Shqipëri
    5 Shkurt 2019 📆

    Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se për periudhën 01 Janar – 05 Shkurt 2019 numri i të prekurve me fruth është 51 raste (pozitive).
    Grupmosha më e prekur është nën 2 vjeç, rreth 45.1% të rasteve të konfirmuara dhe pjesa më e madhe e rasteve të konfirmuara i përkasin qytetit të Tiranës.
    👨🏻‍⚕️Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se vazhdon vaksinimi sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Po ashtu edhe vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth.
    🗣 Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara.
    👉🏻 Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen.
    💉 Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit. ✅/ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Image may contain: text

    E bëre vaksinën kundër fruthit? Ministria e Shëndetësisë vazhdon të bëjë apel: Ngjitet thjesht me një kollë apo teshtimë

    Situatë alarmante me fruthin, mjeke Vjollca: Prindërit nuk sjellin fëmijët

    Fruthi/ ISHP këshillon prindërit: Transmetohet shumë lehtë, jemi në sezon gripi

    Situata me fruthin alarmante. ISHP: Numri në rritje, vaksinoni fëmijët, edhe ata që kanë lindur në vitet 80-90