• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Situata tani me tërmetet/ 340 lëkundje në total, Ormeni: Ja pse ishte kaq i fuqishëm i pari, në ato momente mos lëviz


    Ka folur më në detaje lidhur me tërmetin që goditi Durrësin dhe Tiranën kryesisht ditën e djeshme, pasuar me lëkundje të tjera. Sizmiologu Rrapo Ormeni njoftoi se nga dje deri në këto momente janë regjistruar 340 lëkundje, por theksoi se rreziku ka kaluar. I pyetur nga gazetari i Report TV se pse goditjet ishin kaq të forta, ai tha:

    Efekti i tërmetit varet nga energjia, ajo që përcakton efektin, është magnituda që e mat dhe tregon energjnë, sa më e madhe magnituda aq më i madh intensiteti. Varet gjithashtu edhe nga thellësia, si ky i fundit që pati thellësi 30 kilometër. Ka të bëjë dhe epiqendra, sa më afër zonave të banuara aq më i rrezikshëm bëhet. Efekti i madh ka qenë vetëm në Durrës, i ndjerë edhe në Tiranë, për shkak të thellësisë së madhe. Nëse do kishte qenë më sipërfaqësor do ndihej vetëm në Durrës. Pikat kryesore ku bien tërmetet parashikohen edhe nga energjia, por ajo që nuk parashikohet është saktësia, në këtë datë, në këtë orë. Parashkimi kryesor i intensitetit bëhet nga energjia që lëshojnë pikat. Aktiviteti sizmik në këto raste mund të vijojë me goditje, por rreziku i madh ka kaluar. E thamë që ishte më i fuqishmi se ai i vitit 1989.

    Gazetari: Nëse bejmë krahasimin me këtë të 1989 a kanë të përbashkët dhe pasojat në komunitet?

    Rrapo Ormeni: I bashkon shkaku por ky tërmet nuk krahasohet me tërmetin e Shkodrës por edhe me të mëparshmit, pati përplasje të pllakave dhe energjia ishte shumë e madhe, në Durrës historikisht ka pasur tërmete të fuqishme. Ka patur dhe tërmet me shkallën 6.2 rihter. Edhe në të ardhmen do të ketë, por duke ditur që është zonë me prirje tërmetesh duhet të merren masat me ndërtesat.

    Ku ishit ju kur ra tërmeti?

    Ormeni: Unë kam qenë, pushim, kam qenë jashtë, sa e mora vesh erdha drejt punës, edhe unë në shtëpi pata plasaritje, se në zonën e Astirit pati disa.

    Çfarë na këshilloni ju?

    Ormeni: Këto janë thënë shpesh herë por kryesoret, është që momentin që bie termeti duhet të ruash qetësinë dhe të mos lëvizësh fare, thjesht futu në një tavolinë ose në një objekt që të mbrohesh, pa lëvizur shumë, pastaj kur kalon goditja e madhe duhet të dalësh jashtë, duhet të presim sa të mbarojë goditja e parë pastaj të lëvizim që të mos dëmtohemi./ Tiranapost.al. E.B

    Meta e ka keqinterpretuar sizmiologun grek: 30 herë më i fuqishëm? Nëse do kishte ndodhur…

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]