• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Situata në Maqedoni; Si po ecin përpjekjet për formimin e qeverisë


    Maqedonia ende nuk po arrin të formojë qeverinë që prej zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

    Kreu i Lidhjes social- Demokrate në Maqedoni i cili pretendon të marrë mandatin për të formuar qeverinë është shprehur se do pranojë shkresën nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Zoran Zaev thotë se partia e tij po analizon përgjigjen e partisë shqiptar dhe se  Zaev priste të siguronte nënshkrimet e dhjetë ligjvënësve të BDI-së, nënshkrime që do ti mundësonin të merrte mandatin për krijimin e qeverisë.

    Përpjekjet e BDI dhe partive shqiptare atje që kërkojnë që gjuha shqipe të kthehet në gjuhë të dytë zyrtare Zaev nënkuptoi se për të dhe partinë e tij do pranohen të gjitha kërkesat që lejohen nga kushtetuta edhe pse ai theksoi se do të shqyrtohet nesë kërkesat kanë të bëjnë me nevojën reale dhe praktike të përdorimit si për komunitetin shqiptar po ashtu edhe për secilën pakicë tjetër etnike.

    Megjithatë, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Lidhja Social Demokrate nuk japin hollësi mbi përmbajtjen e dokumentit të BDI-së për atë që janë konsultuar ekspertë ligjorë mbi avancimin sidomos të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

    Ndërkohë, votat e deputetëve të BDI-së në parlament janë vendimtare për këtë. Edhe pse sipas analistëve duket se  BDI po e çon vendin drejt formimit të një qeverie të gjerë gjithpërfshirëse dhe drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.