• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Shëndet Të gjitha

    Situata me fruthin alarmante. ISHP: Numri në rritje, vaksinoni fëmijët, edhe ata që kanë lindur në vitet 80-90


    Vaksinoni fëmijët për tu mbrojtur nga fruthi dhe viruse të tjera të stinës, që nëse nuk trajtohen, paraqesin rrezik të rëndë për jetën dhe sa më i vogël fëmija, aq më komplikacione ndodhin. ISHP jep informacione të detajuara dhe të përditësuara ku tregon se deri ditën e djeshme raportohen 30 raste fëmijësh me fruth të grupmoshës dy vjeç. Inspektoriati i Shëndetit Publik sqaron se jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit mund të preken nga virusi sezonal. ISHP ka apeluar më parë që të rivaksinohen edhe brezi i lindur në vitet 1980-1990.

    Më poshtë keni njoftimin me informacionet dhe këshillat nga IPSH.

    Informacion i përditësuar/ Situata e fruthit në Shqipëri
    Tiranë 23 Janar 2019- Lidhur me situatën e Fruthit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se deri në datën 22 Janar 2019 numri i të prekurve me fruth është 30 raste (pozitive). Rastet e konfirmuara i përkasin kryesisht grupmoshës nën 2 vjeç.

    Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit.

    Masat e ndërrmara për mbrojtjen nga fruthi dhe ndaj epidemisë të shkaktuar prej tij janë masa të kontrollit spitalor dhe në qendra shëndetesore, si me poshtë:

    – Izolimi në pavione të caktuara në spitale dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.

    – Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe ato të transmetimit nëpërmjet ajrit.

    – Përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, si maskave, etj nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

    – Vaksinim i personelit shëndetësor.

    – Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj fruthit.

    – Gjurmin dhe vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

    – Vaksinim i disa grupeve të rrezikuara.

    – Vendosja e survejancës aktive në të gjithë vendin.

    – Takime dhe trajnime për mjekët e familjes, institucioneve parashkollore dhe personelin infermier.

    – Monitorim dhe zbatim rogoroz të legjislacionit në lidhje me vaksinimin në institucionet parashkollore dhe shkollore si dhe institucionet shëndetësore.

    Gjatë vitit 2018 dhe deri më tani raportohen të jenë kryer mbi 113,237 vaksinime, nga të cilat, mbi 51.227 janë vaksinime sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit për personat në moshën 1 dhe 5 vjeç. Ndërkohë janë kryer edhe rreth 62,000 vaksinime të tjera që i përkasin fëmijëve të prapambetur në vaksinim, të rriturve të pavaksinuar ose me një dozë, komunitetit rom, si edhe të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me persona të dyshuar apo të sëmurë me fruth./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

    Reagon QSUT për vdekjen e foshnjës katër muajshe nga fruthi

    Image may contain: text