Tech

Sistemi ynë diellor s'qenka aq unik sa mendojmë. NASA ka zbuluar diçka madhështore

NASA ka zbuluar një sistem të tërë diellor me sa më shumë planetë në sistemin tonë. Zbulimi i një planeti të ri rreth yllit Kepler-90, i cili duket si dielli ynë, do të thotë se sistemi diellor i largët ka gjithsej tetë planete të njohura rreth saj.  Dhe thuhet se planetet janë të ngjashme si këto në hapësirën tonë.  Planetet shkëmborë orbitojnë pranë yllit, me gjigantin e gazit pak më larg.

Ylli dhe familja e tij ishin tashmë të njohur për NASA-n  pasi u zbuluan fillimisht nga teleskopi i hapësirës Kepler. Por zbulimi erdhi kur astronomët gjetën botën e re, duke bashkëpunuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale të Google.

"Ashtu siç e prisnim, ekzistojnë zbulime emocionuese që mbesin në të dhënat tona arkivore të Keplerit, duke pritur mjetin ose teknologjinë e duhur për ti zbuluar ato", tha Paul Hertz, drejtor i divizionit të astrofizikës së NASA-s në Uashington. "Kjo gjetje tregon se të dhënat tona do të jenë një thesar në dispozicion të studiuesve të rinj për vitet që vijnë." Ndërsa Andrew Vanderburg tha se do befasohej nëse nuk do kishte më shumë planetë të tjerë. Ai gjithashtu tha se ‘me siguri nuk do të jetë sistemi i fundit me tetë planete’, duke sugjeruar se sistemi ynë diellor nuk është me të vërtetë aq i jashtëzakonshëm.

kepler-90.jpg