BotëTe gjitha

Siri/ Mbi 350.000 të vdekur dhe miliona refugjatë në 7 vite konflikt


Mbi 350.000 të vdekur, 5,4 milionë refugjatë dhe një vend që është shkatëruar, ky është bilanci tragjik i luftës që vazhdon në Siri prej 7 vitesh.

Të gjitha filluan më 15 Mars 2011, kur shpërtheu kryengritje kundër presidentit Basar al Asad. Kryengritja u shndërrua më pas në një luftë katastrofale dhe tejet komplekse, që lë pas “një tragjedi njerëzore të dimensioneve kolosale”, sipas Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët (UNHCR) Filipo Gradi.

Të dhënat tregojnë dimensionet e katastrofës Sipas të dhënave të Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, nga fillimi i luftës janë vrarë 353.935 njerët. Mes tyre, 106.390 civilë, mes të cilëve 19.811 fëmijë dhe 12.513 gra. Përpara luftës, vendi numëronte 23 milionë banorë. Por, gjysmit u detyruan të spostohen për t’u shpëtuar përplasjeve. Organizata franceze jo-qeveritare “Handicap International” shfaqi shqetësimin e saj kryesisht për viktimat e bombave apo minave të shpërthimit, prej të cilave vetëm në vitin 2017 janë plagosur 1.000 vetë.

Nga fillimi i luftës dhe deri në dhjetor 2017, 5,4 milionë sirianë u larguan nga vendi, duke kërkuar strehim në vendet fqinje. Numrin më të madh të refugjatëve e ka pranuar Turqia, ku mbërritën 3,3 milionë njerëz. Në Liban mbijetesa është një betejë e përditshme për afro 1 milionë sirianë që jetojnë pa asnjë të ardhur, ose me të ardhura minimale. Pason Jordania, ku kanë mbërritur 657.000 refugjatë të regjistruar nga OKB, Iraku ku kanë shkuar afro 246.000 dhe Egjipti ku janë strehuar 126.000 sirianë. Qindra mijë sirianë kanë hyrë gjithashtu në Europë dhe kryesisht në Gjermani. K.H/ tiranapost.al