• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 13 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Rozë Të gjitha TIP top

    Sipas Zodiakut, me këto 3 shenja duhet të martohesh… burrat vdesin për të tretën


    Të zgjedhësh gruan e jetës nuk do të thtë aspak që më parë duhet të shohësh horoskopin, ama në bazë të karakteristikave të përgjithshme, janë tre shnejat që përfaqësojnë gruan ideale sipas zodiakut. Sidomos e treta…

     

    Gaforrja

    Është një grua fantastike, që nuk ka frikë të tregojë emocionet. Ajo jeton për të parë të lumtur njerëzit që do. Nëse jeni me fat që keni një grua Gaforre pranë jush, dijeni që ajo do të bëjë çmos që gjithmonë t’ju kënaqë. Por ka një dobësi: është aq emocionale sa krijon dramë nga asgjëja. Pavarësisht nëse janë gjëra të vogla apo të mëdha, përfundimisht do t’i bëjë të mëdha. Sidoqoftë, ky aspekt i vogël negativ nuk është asgjë në krahasim me të gjitha cilësitë e tjera të shkëlqyera që posedon një grua Gaforre. Ajo është një shtëpiake dhe grua e dashur, e cila pëlqen ta bëjë shtëpinë e saj mikpritëse dhe gjithnjë përgatit ushqim të shkëlqyer. Fëmijët kanë një vend të veçantë në zemrën e saj dhe ajo që kërkon tek burri është dashuria dhe ndershmëria.

     

    Në pozicionin e dytë gjejmë:

    Dashi

    Nëse po mendoni të martoheni me një Dash, përgatituni, sepse do të merreni me një grua tepër kokëfortë, me një personalitet shumë të hekurt dhe të motivuar. Por mos harroni se gjithmonë do të duhet të punoni për t’i mbajtur gjërat interesante, sepse një grua Dash do të presë që ju të jeni një mbështetje për të, gjithmonë i gatshëm ta përfshini në gjithçka. Ajo është një grua shumë konkrete që pret më të mirën nga ata që e rrethojnë dhe për këtë arsye ajo është gjithmonë e suksesshme në jetë. Si nënë ajo është shumë e rreptë dhe nga fëmijët e saj nuk pret asgjë më pak se përsosmëri absolute. Me këtë qëndrim, ajo i përgatit ata të jenë udhëheqës të suksesshëm. Ndërsa për burrin, ajo që kërkon është një burrë me karakteristika të forta si të sajat, siç është vendosmëria dhe forca.

     

    Dhe për të përfunduar:

    Luani

    Në mesin e 3 grave që duhet të martohesh sipas Zodiakut, gjejmë gruan e shenjës së Luanit: Një grua me shpatë në vend të gjuhës, e cila nuk e pranon një jo si përgjigje dhe që gjithmonë ka një prirje të jetë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë. Është jashtëzakonisht simpatike, i tërheq burrat për shkak të natyrës së saj të pavarur. Ndonjëherë është e vështirë të arsyetosh me të, por dije që nuk do të gjesh kurrë një shoqëruese aq të devotshme dhe besnik sa një grua Luani. Ajo e di në mënyrë të përsosur si të krijojë një marrëdhënie të pastër dhe të vërtetë dhe do të bëjë çmos që t’ju trajtojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Një nga gjërat më të mira në lidhje me gruan Luan është që ajo përdor forcën e saj për të luftuar ashpër për partnerin e saj, është shembulli i përsosur i një lufte luaneshash: askush nuk mund të prekë familjen e saj. Do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur atë. Nga një burrë ajo kërkon një njeri që mund të përputhet me fuqinë e saj, por që do ta respektojë atë deri në atë pikë sa mos ta përdorë kurrë./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post