• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Shkurt 2020
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Sipas Bashës ka 5 arsye pse mazhoranca rrëzoi ligjin e vetingut në politikë


    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se mazhoranca rrëzoi ligjin e vetingut për politikanët, të propozuar nga PD një vit më parë, sepse largon të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasuritë e tyre.

    Sipas Bashës janë 5 arsyet pse mazhoranca nuk e do vetingun e politikanëve.

    “Vetingu i politikës kërkon një shumicë prej 93 votash në parlament. Vetingu i politikanëve heton të gjithë zyrtarët e lartë, deputetë, ministra dhe kandidatët e pushtetit vendor. Vetingu në politikë largon përgjithmonë nga jeta publike kriminelët në politikë dhe zbulon rrjetet e tyre mafioze. Vetingu në politikë heton dhe largon të gjithë politikanët që nuk justifikojnë pasuritë e tyre. Vetingu në politikë e përfshin kryeministrin e Shqipërisë”, publikon në videomesazh Basha. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post