• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Moti Të gjitha

    Sinoptikania Adiola Bani tregon si do jetë moti! Më në fund lajme të mira


    Më në fund lajme të mira për motin. Ditën në vijim do të sjellin rritje të temperaturave. Sinoptikania Adiola Bani për Neës 24 tha se nga dita e nesërme temperaturat do të rriten në mesditë. Po ashtu ajo bëri me dije se duke filluar nga dita e hënë do të ketë një përmirësim të situatës meteorologjike.

    Image result for adiola bani
    Adiola Bani

    “Në zonat malore të Ersekës temperaturat kapin vlerat e minus 10 gradë celsius, ndërsa në qytet -9. Kjo ulje temperaturash ka nisur që mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë në Tiranë temperaturat ishin -1.6 gradë celsius. Dita e sotme është dita më e ftohtë e kësaj jave. Pritet një rritje e lehtë e vlerave termike nesër me 2 gradë. Mëngjesi nesër do të jetë minus -6 deri në – 7 gradë dhe më pas në mesditë do të ketë një rritje deri në 6 gradë. Ditën e hënë do kemi reshje dëbore, kryesisht në zonat e malore. Ditën e martë do të rriten temperaturat. Kjo situatë do të na shoqërojë deri të premten. Dita e premte sjell rikthim në vlerat normale të dimrit me rritje temperaturash, pasi do të kthehen edhe vranësira”, tha Bani./ E.D – Copyright Tiranapost.al