Aktualitet

Sinjalistikë e re tek Liqeni Artificial

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, e gjithë hapësira e Parkut të Madh të Liqenit Artificial do të ketë sinjalistika të posaçme.

Në faqen e facebook-ut të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës tregohet një hartë në të cilën tregohen të gjitha sinjalistikat e vendosura.

"APR ka nisur vendosjen e sinjalistikës së re informative për Parkun e Madh dhe asetet në administrim. Harta, shpjegime, rregulla, të drejta e detyrime, distanca, kontakte e informacione orientuese për publikun", thuhet në informacionin e shkrutër që shoqëron fotot nga puna teksa vendosen sinjalistikat në park.

Çdo tabelë e vendosur ka edhe shpjegimin përkatës në foton e mësipërme./ Copyright Tiranapost.al

Image may contain: one or more people and outdoor