SPORT

Simona Halep mposht Serena Williams dhe bëhet rumunia e parë që e fiton Wimbledon

Simona Halep mposht Serena Williams dhe bëhet rumunia e parë që e

Simona Halep ka dhuruar një shfaqje spektakolare në Center Court, për t’ia mohuar kështu Serena Williamsit titullin rekord të 24 në Grand Slam dhe për ta marrë në duart e saj për herë të parë trofeun e Wimbledonit.

Tenistja nga Rumania bëri një paraqitje fantastike, e që setin e parë e fitoi 6-2 për 26 minuta. Edhe pse Williams e rriti performancën e saj në fillim të setit të dytë, Halep shpërtheu në vazhdim.

Nëse Williams do ta fitonte këtë përballje, do të ishte Grand Salmi i 24 në karrierën e saj, mirëpo një gjë e tillë iu mohua sot.

Edhe pse paraqitja e kampiones së botës në tenis ishte e mirë në fillim, tenistja rumune nuk e humbi asnjëherë përqendrimin e saj.

Halep po ashtu i mohoi Serenas që ta barazonte rekordin për më shumë tituj të Grand Salmit, që mbahet aktualisht nga Margaret Court.

Përballja e finales u zhvillua për më shumë se një orë, derisa rumunia fitoi dy herë me rezultat të njëjtë në sete, 6-2 dhe 6-2. /XH.K