SPORT

Simeone: I kam thënë Interit dy mijë herë, do të jem trajner i tyre në të ardhmen

Simeone: I kam thënë Interit dy mijë herë, do të jem

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar se i ka thënë klubit italian, Interit, që do t’i trajnojë më vonë në karrierën e tij.

Simeone kaloi dy sezone te Interi si lojtar, duke fituar edhe një Kupë UEFA në vitin 1998.

Trajneri argjentinas kishte qenë më parë i lidhur me pozitën e tyre të trajnerit dhe këtë nuk e ka mohuar, pasi sipas tij në të ardhmen do ta trajnojë klubin italian.

“I kam thënë Interit tashmë 2,000 herë që do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Do të vazhdoj të punoj dita ditës me mendje, kam një vit të mbetur nga kontrata ime këtu dhe për momentin po punojmë shumë mirë”.

“Unë shpresoj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë me të cilën kemi punuar për 12 apo 13 vitet e fundit, stili im është në përputhje me klubin”.

“Ky klub ka një personalitet si shumë klube të tjera si Juventusi, Barcelona, Athletic Bilbao”.

“Kështu që ju duhet të merrni lojtarët me personalitetet, ata që janë të rëndësishëm”, përfundoi argjentinasi./XH.K