Showbiz

Sikur për pushime të merrja me vete dhe banjën time! Për ata që nuk përdorin dot tualetet e panjohur

Sikur për pushime të merrja me vete dhe banjën time! Për ata

Ata që e kanë problem të përdorin banjot e panjohura i nisin pushimet me një lloj ankthi të vogël, gjë që vetëm e keqëson situatën. Kapsllëku i udhëtimit është një problem mjaft i zakonshëm: ndryshimi i rutinës të përditshme, vendet e reja, nxitimi dhe emocionet e udhëtimit shpesh prishin ekuilibrin me pasoja të drejtpërdrejta në aparatin tretës. Në rubrikën e New York Times, "Ask Well", Dr. Brooke Gurland, një kirurg kolorektal në Klinikën Cleveland, jep disa këshilla për të parandaluar që farmacia të bëhet vendi i parë që viziton kur shkon në një vend të huaj.

Meqenëse parandalimi është më i mirë se kurimi, vëmendja dhe kujdesi për këtë pikë duhet të fillojë që gjatë udhëtimit: një nga shkaqet kryesore të kapsllëkut të udhëtimit është dehidratimi që vjen sidomos nga fluturimet, veçanërisht ato më të gjata. Por edhe nëse s'po udhëtoni me avion, është e rëndësishme të pini shumë ujë gjatë rrugës dhe kujdesuni për ushqimet që duhet të hani. Duhet të jenë të pasura me fibra - siç janë drithërat, tërshëra ose muesli - dhe frutat e perimet, në mënyrë të veçantë kivi, dardha, kumbullat, kajsitë, spinaqi, kungulli, brokoli , lulelakra, fasulet, patëllxhanët dhe angjinaret, të ziera ose të gatuara në avull. Mund t'i merrni masat t'i gatuani në shtëpi para se të niseni dhe t'i keni gati për rrugës.

Kundër "ankthit të tualetit" psikologjik, i cili bën që shumë njerëz të mos arrijnë dot t'i përdorin banjot që nuk i njohin, këshilla është të qetësoheni, të mos harroni për këtë nevojë që ka trupi, dhe t'i jepbi kohën që nevojitet, sepse nxitimi i ditëve të pushimeve shpesh na detyron të shtyjmë ose injorojmë sinjalet që trupi dërgon. Ata që kanë probleme me ankthin do të kenë më shumë vështirësi, sepse lëvizjet e zorrëve kushtëzohen nga gjendja e ankthit që shpesh rritet gjatë udhëtimit. "Mos prisni derisa të bëhet problem. Nuk ka asgjë më të keqe se sa të jesh në një vend të huaj dhe të kesh nevojë të gjesh një farmaci, sepse zorrët e tua nuk kanë lëvizur për dy ditë rresht", përfundon Dr. Gurland./ Tiranapost.al

*Nuk lejohet publikimi në portale të tjerë. Përkthimi në shqip është punë me mund e gazetarëve tanë. Editori