Politikë

Sigurisht që Meta do e dekretojë Ramën, por prapë ia vlen të lexohet ky dialog me Ylli Rakipin

Sigurisht që Meta do e dekretojë Ramën, por prapë ia vlen

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka debatuar me presidentin Ilir Meta mbi dekretimin e mundshëm të Edi Ramës si Ministër i Jashtëm.

Ylli Rakipi: Kushtetuta nuk ta lejon ta dekretosh Ramën, neni 103 thotë se Ministri s’mund të ketë detyra të tjera.

Ilir Meta: (Qesh) Këtu jemi në rastin kur kryeministri ka kërkuar të bëhet Ministër i Jashtëm. Nuk jemi në rastin që ministri do të bëhet kryeministër apo të marrë edhe një ministri tjetër. Duhet të kemi parasysh se Kushtetuta nuk detajon çdo gjë, prandaj kemi ligje, kemi edhe Kuvend, sepse e sheh edhe nga ana Kushtetuese, ligjore. Presidenti ka të drejtën të bëjë interpretimin fillestar të Kushtetutës.

Ylli Rakipi: Do shkelësh Kushtetutën.

Ilir Meta: Kushtetuta as nuk e presupozon në mënyrë të qartë që Kryeministri mund të ketë funskion tjetër, as nuk e përjashton në mënyrë të qartë. Ajo çfarë po bëjmë ne është që po shohim parimet e Kushtetutës. Po shohim precedentët, aq sa kemi pasur, po shohim vendet e tjera kryesisht Italinë.

Ylli Rakipi: Nuk të lë Kushtetuta. Me Kushtetutat e tjera do na e bësh Ministër të Jashtëm ti këtë?!

Ilir Meta: Nuk e zgjidhim dot sot këtë punë. Nuk po them që do ta dekretoj. Do mblidhemi nesër do ta vendosim.

Ylli Rakipi: Po shkoni drejt dekretimit mendoj.