• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha TIP top

    Si t`ia bësh kur merr fund një miqësi 30-vjeçare?


    “U deshën katër mesazhe whatsapp-i për t`i dhënë fund miqësisë sonë 30-vjeçare. Isha e ulur në autobus dhe s`mund t`i mbaja lotët. Ç`kishte ndodhur kështu? Ajo ishte shoqja ime më e mirë. Më njihte me detaje. Për katër muaj me radhë prisja me sytë nga telefoni se mos më shkruante nga momenti në moment. Kushedi sa shumë luftova mes dashurisë për të dhe egos time.

    Një pyetje më vërtitej vazhdimisht në kokë: A kishte mbaruar miqësia jonë?

    Miqtë e tjerë nuk më jepnin dot asnjë këshillë, kurse ata që i kishim të përbashkët ishin mes dy zjarreve.

    Unë kaloja orë të tëra në internet, në Google për të mësuar se si t`ia dilje për të kaluar humbjen e një miqësie të ngushtë.

    Nuk gjeta asgjë që të më ndihmonte për ta kaluar. Nuk kishte asnjë strategji konkrete. Derisa një ditë u zgjova nga një mesazh në telefon: A dëshiron të flasim? Shoqja ime më kishte shkruar. Dhe unë sigurisht që doja të flisja, shumë madje. E lamë të takoheshim dhe vendosëm ta kalonim gjithçka pas krahëve.

    Po tani që kthej kokën pas dhe kujtoj ato katër muaj stres mendoj për të gjithë ata që u duhet ndihmë për ta kaluar humbjen e një miku.

    Ndaj iu futa më seriozisht kërkimeve, tashmë edhe në libra. Isha më e qetë dhe iu përkushtova këtij misioni. Më poshtë mund të gjeni hapat që duhet të ndiqni për ta kaluar dhimbjen”, shkruan një zonjë për Mashable.

    Jepi kohë vetes për ta kaluar dhimbjen

    Nuk ka më mirë se sa një kanatë dollapi plot me çokollata, akullore dhe shikimi i filmave, serialeve dhe gjithçkaje që pëlqen. Merre veten sa më shumë me të mira.

    Mos e mbingarko veten me punë

    Në fillim duket sikur puna do ta largojë nga mendja vuajtjen, por në fund do ta shtojë stresin. Do ndihesh e lodhur aq sa s`do mundesh as ta marrësh veten me të mirë.

    Fol për atë që ka ndodhur

    Njerëzit zakonisht nuk flasin për lidhjet që kanë përfunduar. Kjo buron nga frika se mos duke folur zbulon të vërteta që nuk do të të pëlqejnë, por është më mirë të zbulosh gjithçka, që më pas të reflektosh e të ecësh përpara siç duhet, pa pendesa.

    Fol me miqtë e paanshëm

    Psikologë të ndryshëm mendojnë se humbja e një miqësie të gjatë është shumë e dhimbshme se mbyllja e një historie dashurie. Nuk mund të hysh në Tinder që të gjesh një shoqe të re. E rëndësishme është të mbash pranë vetes dhe të flasësh me miq të paanshëm. Ata të ofrojnë një këndvështrim ndryshe.

    Jepi rëndësinë e duhur kësaj eksperience që pate

    Ka një arsye përse nuk funksionoi dhe duhet të marrësh gjithë kohën e duhur për ta zbuluar. Fol, mendo dhe pse jo shkruaj ç`të vjen në mendje.

    Dikush do largohet nga jeta jote: pranoje

    Ndonjëherë madje është edhe e nevojshme që dikush të largohet nga jeta jote. Duhet ta pranojmë këtë dhe të kuptojmë se gjërat ndryshojnë. Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë të ndërlikuara dhe të pritura për të përfunduar drejt gabimeve. Marrëdhëniet përgjithësisht kanë një datë skadimi.

    *Ky post u përshtat nga Mashable dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]