Lifestyle Te gjitha TIP top

Si t’ia bëjmë ne që na hahet shumë pasdite, blogerja shqiptare e ushqimit ka gjetur pjatat e duhura


Nëse je i vendosur për të mbajtur trupin në formë e për të ngrënë shëndetshëm, në sasinë dhe oraret e duhura, ama s`i reziston dot nepsit të pasdites, Adda`s All ka ca ide. Që nga ato të lehtat fare që nuk kërkojnë ndonjë impenjim të madh, deri tek ato që kërkojnë të vësh tenxheren. Idetë e saj lexojini më poshtë.

View this post on Instagram

Per mua pasditja eshte momementi me i veshtire i dites pasi me hahet me shume. Shpesh here snack-et e mi jane ndonje frut dhe 2 arra ose bajame. Ndonje smoothie dhe ndonje fete tul arre kokosi etj. Por dhe kjo recete qe shihni ne foto. Qiqra te pjekura me curry dhe kos grek. Eshte shume e pershtacme dhe per ata qe ushtrojne palestre per ta ngren si para ose pas saj. Pasi qiqrat kane plot proteina, kosi grek po ashtu dhe pershtaten mjafte mire.Apo jo @fitstation.al 🤪 Nuk eshte e veshtire te pergatitet, qiqrat shpelaini mire nga uji i konservimit dhe shtroini ne nje tave me leter furre posht. Shtoini 1 luge te vogel curry, pak kripe dhe piper te zi, 2 luge vaj ulliri, perzijini mire dhe futini ne furre te ngrohur me pare te piqen ne 180grad per 10-15 minuta. Hiqini. Vendosni dy luge kos grek ne nje tas, shtoni siper dhe dy luge qiqra dhe konsumojeni. Qiqrat ne nje ene qelqi ermetike rrojne dhe 2-3 dite. • • • #stayfit #addasall #cibosano #fitfood #albanianblogger #greekyogurt #chickpeas

A post shared by Adda's All by Uarda Shahinaj (@addasall) on

“Për mua pasditja është momenti më i vështirë i ditës pasi më hahet më shumë. Shpesh herë snack-et e mi janë ndonje frut dhe 2 arra ose bajame. Ndonjë smoothie dhe ndonjë fetë tul arre kokosi etj. Por dhe kjo recete që shihni në foto. Qiqra të pjekura me curry dhe kos grek. Është shumë e përshtashme dhe për ata që ushtrojnë palestër për ta ngrënë si para ose pas saj. Pasi qiqrat kanë plot proteina, kosi grek po ashtu dhe përshtaten mjaft mirë.

Nuk është e vështirë të përgatitet, qiqrat shpëlajini mirë nga uji i konservimit dhe shtrojini në një tavë me letër furrë poshtë. Shtojini 1 lugë të vogël curry, pak kripë dhe piper të zi, 2 lugë vaj ulliri, përziejini mirë dhe futini në furrë të ngrohur më parë të piqen në 180grad për 10-15 minuta. Hiqini.

Vendosni dy lugë kos grek në një tas, shtoni sipër dhe dy lugë qiqra dhe konsumojeni.

Qiqrat në një enë qelqi hermetike rrojnë dhe 2-3 ditë”, sugjeron blogerja.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije.