Tech

Si ti dërgosh një mesazh dikujt në WhatsApp pa ia regjistruar numrin?

Si ti dërgosh një mesazh dikujt në WhatsApp pa ia regjistruar

Të gjithë e dimë, para se ti shkruash dikujt një mesazh në WhatsApp duhet ti regjistrosh numrin me emrin që ka apo ndonjë pseudonim dhe më pas të shkosh tek aplikacioni të fusësh emrin tek search-i dhe më pas ti shkruash.

Por ka një metodë tjetër nëse nuk ke dëshirë ti regjistrosh numrin dhe ndërkohë ti shkruash një mesazh.

Kjo metodë nuk ka lidhje me viruse apo hakera pasi është një nga metodat zyrtare të lancuara nga WhatsApp. Fillimisht duhet të shkoni tek adresa e internetit https://ëa.me/ phonenumber

Tek fjala phone number fut numrin e plotë, me kodin e shtetit por pa ikonat plus ose minus dhe as 00.

Për shembull, nëse dëshiron ti dërgosh një mesazh një numri si +1344-567-8900 në Amerikë, duhet të shkruani tek URL: https://ëa.me/12345678900.

Pasi ti jepni enter do ju dalë ikona e gjelbër e mesazhit./ Tiranapost.al. E.B