Aktualitet

Si të zbutësh vapën? Truke të vogla në shtëpi

Kur nuk ke kondicioner, vapa në shtëpi bëhet sfilitëse. Ka disa sekrete të vogla që mund t'i bëjnë ditët dhe netët pak më të freskëta.

Jastëkë të ftohtë

Në pamje të parë duken si jastëkë normalë por kanë aftësinë të qëndrojnë të ftohtë për një kohë të gjatë. Janë zgjidhja ideale për këto netë kaq të vaposura. Mund të përdorësh një për kokën e një për këmbët. Pyet në dyqanet që shesin artikuj gjumi.

Ventilator me akull

Nëse lëvizja e fletëve të ventilatorit nuk arrin të zbutë vapën, bëj diçka tjetër vendos një enë me akull para ventilatorit. Kështu ajri i dhomës do të bëhet më i freskët.

Krem në frigorifer

Vendose tubetin e kremit të trupit në frigorifer para se ta shpërndash nëpër trup. Do të të freskojë për një kohë të gjatë. Gjithashtu për më shumë freski mund të shtosh në krem ca pika vaj menteje, eukalipti ose livande.

Dritaret mbyllur natën dhe hapur ditën

Që shtëpia të mos kthehet në një furrë, gjatë ditës duhen mbajtur mbyllur edhe dritaret edhe grilat. Hapi natën dhe orët e para të mëngjesit. Kështu në shtëpi do qarkullojë ajër më i freskët.

Ky post u përshtat nga Radio DJ dhe është realizuar nga Klaudeta Skënderasi.

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]