Lajme nga Bota

Si të zbulosh sa njerëz e kanë ruajtur një foto tënden në Instagram? Ndiq këto hapa

Si të zbulosh sa njerëz e kanë ruajtur një foto tënden

Kush ka Instagram, nuk mund të mos ketë foto në rë. Janë me miliona përdorues që postojnë foto dhe video të ndryshme, dikush për qejf e dikush tjetër për biznes. Nëse e përdorni, mund të mësoni më shumë, përmes disa trukeve për të cilat nuk dinit më parë. Si për shembull, të mësoni se sa njerëz në total ruajnë një foto tënden.

Pët ta zbuluar këtë, duhet që fillimisht ta ktheni profilin në faqe biznesi përmes ikonës Settings. Shkoni tek cilësimet, klikoni tek “profil biznesi” dhe zgjidhni kategorinë.

Më pas do t;ju kërkohet të shtoni një adresë emaili, numri i telefonit dhe adresa personale, mjafton që të plotësoni njërën nga këto. Pasi të keni konfiguruar profilin në faqe biznesi, është shumë e thjeshtë të zbuloni sa njerëz ju kanë ruajtur fotot.

Klikoni tek njëra prej tyre, dhe më pas shihni tek Insights. Instagrami do ju çojë tek disa komanda, duke treguar të dhëna, me numrin e vizitorëve dhe përdoruesve që keni, si dhe numrin e personave që kanë të ruajtur atë foto që ke hapur.

Nëse po pyesni për emrat e tyre, fatkeqësisht kjo nuk mund të zbulohet. Profilin mund ta riktheni sërish në personal nëse dëshironi./ Mirror/ Tiranapost.al.