Nën lupën e Stela Sallakut

Si të vishesh për festat e nëntorit pa u dukur si flamur

Si të vishesh për festat e nëntorit pa u dukur si flamur

Jam duke bërë një projekt për festat e nëntorit me disa blogere, dhe për ta realizuar tamam mu desh të flisja me disa atelier artizane të kostumeve tradicionale shqiptare.

Ideja më lindi në verë, sepse isha duke punuar për një koleksion me veshje popullore. Shumica e kostumeve tona tradicionale janë të rënduara dhe me shumë detaje. Padyshim sot nuk i vesh dot siç janë, por duhen përdorur vetëm pak elementë tek-tuk sa për të dhënë idenë. Ndërsa po kërkoja për detaje popullore që mund të më pëlqenin, dikush më tha “nëse do të dalësh për festat e nëntorit, duhet të vishesh kuqezi”.

[caption id="attachment_446166" align="aligncenter" width="405"] Foto nga Pinterest[/caption]

Kombinimi kuqezi është një ndër kontrastet më të mëdha, që mund ta shquash që nga larg. Vetë ngjyra e kuqe është dominante, ngjyrë primare dhe këshillohet të kombinohet me nuanca toke. Edhe e zeza është gjithashtu “statement”. Ama, në vitet ’80, kombinimi kuqezi ishte i preferuari i YSL, saqë u bë dhe firma e tij. Sot ama, duket pak demode. “The Guardian” shkruan se mund ta kombinosh kuqezinë, por duhet të jenë shoqëruar nga ngjyra të tjera neutrale.

[caption id="attachment_446167" align="aligncenter" width="564"] Foto nga Pinterest[/caption]

Epo mirë. po ç’të veshim për festat e 28-29 Nëntorit?

Nuk është e thënë të vishemi kuqezi, por mund të përdorim detaje që të japin idenë e festës. Mund të jetë dhe një kostum i bardhë me prerje dopiopet, tek xhepi i majtë mund të mbajmë një shami dyngjyrëshe, kuqezi. Hidhi një sy galerisë, dhe frymëzohu për t`u veshur me stil, pa u dukur si flamur./ Tiranapost.al.

[caption id="attachment_446168" align="aligncenter" width="564"] Foto nga Pinterest[/caption]